Elektromobiliteti

Makinat elektrike arritën në jetën e përditshme! Ngisni në mënyrë ekologjike dhe ekonomike – ndërsa si kompani mbani pozitë të përgjegjshme shoqërore. Ekipi i elektromobilitetit të EVN është këtu të ju mbështesë gjatë tranzicionit tuaj kah mobiliteti i ri ekologjik.
 
Numër në rritje i kompanive dhe personave fizik filluan t’i shfrytëzojnë makinat elektrike në jetën e përditshme. Këtu përfshihen makina të vogla dhe shumë të vogla, makina të mesme dhe makina bartëse. Makinë e përshtatshme mund të gjendet për çdo qëllim.
 
Mbushje e lehtë dhe e sigurt gjatë kohës së punës ose në komoditetin e shtëpisë tuaj
Pa marrë parasysh se a dëshironi t’i mbushni makinat tuaja elektrike ose dëshironi të ju ofroni klientëve dhe punonjësve tuaj opcion të përshtatshëm të mbushjes si shërbim plotësues, ose dëshironi të kryeni mbushje përderisa pushoni në shtëpi me të afërmit tuaj: EVN ka stacion të përshtatshëm për çdo situatë!
 
A dëshironi ofertë për mbushje të e-makinave në kompaninë ose në shtëpinë tuaj?
Ekspertët tanë të e-mobilitetit me EVN, me kënaqësi do të ju ndihmojnë dhe këshillojnë. Me anë të konsultimeve të para në terren, hartojmë plan të përbashkët për përdorimin e mundshëm të makinave elektrike në kompaninë ose shtëpinë tuaj. 
Mandej i gjejmë opcionet e duhura për mbushje të makinave dhe investimin e nevojshëm.
 
 
Oferta jonë
 
Menaxhoni me stacionet tuaja mbushëse të makinave elektrike me anë të pakove të EVN! Ne përkujdesemi për prokurim, menaxhim dhe mirëmbajtje të stacionit tuaj të mbushjes.
 
Pako standarde
  • Prokurim dhe dorëzim i stacionit të mbushjes
  • Lidhje e stacionit të mbushjes në pikën më të afërt të lidhjes
  • Aktivizim i stacionit të mbushjes në softuerin përkatës për menaxhim dhe pagesë
 
Biznes
Pakoja Biznes e cila i përfshin shërbimet në vijim përveç pakos standarde:
  • siguim i sistemit të pagesës ndaj personave të tretë
  • krijim i profilit tuaj në softuerin tonë (në përpunim e sipër)
 
Për informacione plotësuese ose nëse dëshironi të prenotoni konsultime, drejtohuni në [email protected].

Falë infrastrukturës tonë në të gjithë vendin, mbushja e makinave tuaja elektrike është e sigurt. Në të kaluarën
udhëtimet realizoheshin brenda diapazonit të mbushjes së baterisë, kështu që makina mundeshte të mbushet vetëm gjatë natës në parkingjet zyrtare ose në shtëpinë tuaj; Mu për këtë, si kompani me përgjegjësi shoqërore u qasëm drejtë përhapjes së rrjetit publik të mbushësve dhe me anë të kësaj, mbushja u bë më e disponueshme për të gjithë dhe koha e mbushjes u shkurtua.
 
EVN në bashkëpunim me komunat ndërtoi infrastrukturë për mbushje të makinave elektrike në të gjithë shtetin. Në kuadër të projektit për zhvillim të elektromobilitetit, instaluam stacione të mbushjes së makinave elektrike në 17 qytete të vendit. Në qytetin e Shkupit u vendosën më shumë mbushës në hapësira publike por edhe në objekte të frekuentuara private si hotele, shoping qendra dhe të ngjashme.
 
Nëse dëshironi të lexoni më shumë në lidhje me elektromobilitetin, vizitoni faqen emobility.evn.mk.  

Efikasitet energjetik ne biznes

EVN Makedonija Elektrosnabduvanje DOOEL Skopje
Rr. Lazar Lichenoski nr.11, Shkup
Fax postal 694 Shkup 1000, Maqedoni
Telefon: +389 (0)2 3205 500
[email protected]