Efikasiteti energjetik në biznes

Numër në rritje i kompanive e konsiderojnë menaxhimin e konsumit të energjisë elektrike si mënyrë shumë e rëndësishme e zvogëlimit të shpenzimeve të tyre operative dhe mënyrë për ndikim në mjedisin jetësor, si dhe për forcimin e imazhit të kompanisë. Përderisa dëshironi ta shfrytëzoni arsyeshëm energjinë, së pari duhet ta dini saktë se sa energji elektrike shfrytëzohet dhe për çfarë. Shumë shpesh, rritjet e pashpjegueshme të konsumit lehtë shpërfillen dhe mundësitë për kursim ngelin të pashfrytëzuara.
 
Raporti energjetik i EVN Furnizimi u’a mundëson të gjitha informacionet e rëndësishme për konsumin e energjisë elektrike për periudhën e kaluar, në mënyrë kompakte dhe të qartë. Falë formatit praktik, ju mund t’i përpunoni të dhënat menjëherë dhe t’i shfrytëzoni për analiza individuale. Përjashtimet e pashpjegueshme dhe kursimet potenciale bëhen të dukshme, ndërsa si pasojë ju mund të merrni masa mjaft herët dhe shpejt.
 
Revizion energjetik është studim sistematik dhe i detajuar i të gjithë konsumatorëve thelbësorë të energjisë dhe përçuarjes së energjisë në një kompani. Nga fillimi i vitit 2020, kompanitë e mëdha janë të obliguara me Ligjin për Efikasitet Energjetik që të kryejnë revizion të jashtëm energjetik një herë në çdo katër vite ose të implementojnë sistem të menaxhimit të energjisë ose mjedisit jetësor si alternativë.
 
Sistemi i menaxhimit të energjisë Vënien në fukcion të sistemit të menaxhimit të energjisë dhe implementimin e standardit ISO 50001, e ofrojmë për të gjithë kliendtët që do të shfaqin interesim për të. Qëllimi ynë është që të jemi partner i kompanive në implementimin e teknologjive të avancuara dhe standardeve që do të nënkuptojnë kompani më të forta që do të krijojnë zhvillim në shoqëri.
 
Ekspertët e EVN do të ju shoqërojnë gjatë gjithë procesit të implementimit të shërbimeve nga fusha e efikasitetit energjetik dhe gjithashtu do të ju mundësojnë këshilla profesionale dhe mbështetje kur bëhet fjalë për zbatimin e masave specifike.

Që një kompani të bëhet plotësisht efikase energjetike janë të nevojshme aktivitete të detajuara, aktivitete që mund të përfshijnë investime të mëdha fillestare dhe të cilat mund të realizohen me kalimin e kohës.Për mbështetje gjithpërfshirëse profesionale dhe drejtime në procesin e shndërrimit në kompani efikase energjetike, ju lutemi t’i kontaktoni Menaxherët tanë për Konsumatorë Kyç këtu.

Efikasitet energjetik ne biznes

EVN Makedonija Elektrosnabduvanje DOOEL Skopje
Rr. Lazar Lichenoski nr.11, Shkup
Fax postal 694 Shkup 1000, Maqedoni
Telefon: +389 (0)2 3205 500
[email protected]